Skip to main content

Full text of "Universal Declaration of Human Rights"

See other formats


Me 10 dhjetor te vitit 1948, Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara 
nxori dhe shpalli Deklaraten e Pergjithshme mbi te Drejtat e Njeriut, tekstin e 
plote te se ciles po e botojme ne faqet qe vijojne. Mbas ketij akti historik, 
Asambleja ftoi te gjitha shtetet anetare qe ta shpallin tekstin e Deklarates dhe te 
perpiqen qe te perhapet, paraqitet, lexohet dhe te shpjegohet, sidomos ne 
shkolla dhe institucione te tjera edukuese, ne te gjitha vendet dhe shtetet pa 
marre parasysh statusin e tyre politik. 

Teksti zyrtar i Deklarates mund te gjindet ne gjashte gjuhe zyrtare te Kombeve te 
Bashkuara: angleze, frenge, kineze, ruse, spanjolle dhe arabe. 



DEKLARATA E PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT 

HYRJE 

Mbasi njohja e dinjitetit te lindur te te drejtave te barabarta dhe te 

patjetersueshme te te gjithe anetareve te familjes njerezore eshte themeli i lirise, 

drejtesise dhe paqes ne bote; 

mbasi mosrespektimi dhe perbuzja e te drejtave te njeriut ka guar drejt akteve 

barbare, te cilat kane ofenduar ndergjegjen e njerezimit, dhe mbasi krijimi i botes 

ne te cilen njerezit do te gezojne lirine e fjales, te besimit dhe lirine nga frika e 

skamja eshte proklamuar si deshira me e larte e gdo njeriu; 

mbasi eshte e nevojshme qe te drejtat e njeriut te mbrohen me dispozita juridike, 

keshtu qe njeriu te mos jete i shtrenguar qe ne piken e fundit t'i pervishet 

kryengritjes kunder tiranise dhe shtypjes; 

mbasi eshte e nevojshme qe te nxitet zhvillimi i marredhenieve miqesore midis 

kombeve; 

mbasi popujt e Kombeve te Bashkuara vertetuan perseri ne Karte besimin e tyre 

ne te drejtat themelore te njeriut, ne dinjitetin dhe vieren e personit te njeriut dhe 



barazine midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosen qe te nxitin perparimin 
shoqeror dhe te permiresojne nivelin e jetes ne liri te plote; 
mbasi shtetet anetare u detyruan qe, ne bashkepunim me Kombet e Bashkuara, 
te sigurojne respektimin e pergjithshem dhe zbatimin e te drejtave te njeriut dhe 
te lirive themelore; 

mbasi kuptimi i perbashket i ketyre te drejtave dhe lirive eshte me i rendesishem 
per realizimin e plote te ketij detyrimi; 

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall Kete DEKLARATE TE 
PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal te pergjithshem te cilin 
duhet ta arrijne te gjithe popujt dhe te gjitha kombet, ne menyre qe gdo njeri dhe 
gdo organizem shoqeror, duke pasur parasysh gjithmone kete Deklarate, te 
perpiqet qe, me ane te mesimit dhe edukimit, te ndihmonte ne respektimin e 
ketyre te drejtave dhe lirive dhe qe, me ane te masave progresive kombetare dhe 
nderkombetare, te sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i pergjithshem dhe i vertete, 
si midis popujve te vete shteteve anetare , ashtu edhe midis popujve te atyre 
territoreve qe jane nen administrimin e tyre. 

Neni 1. 

Te gjithe njerezit lindin te lire dhe te barabarte ne dinjitet dhe ne te drejta. Ata 
kane arsye dhe ndergjegje dhe duhet te sillen ndaj njeri tjetrit me fryme 
vellazerimi. 



Neni 2. 



Secili gezon te gjitha te drejtat dhe lirite e parashtruara ne kete Deklarate pa 

kurrfare kufizimesh persa i perket races, ngjyres, gjinise, gjuhes, besimit fetar, 

mendimit politik ose tjeter, origjines kombetare a shoqerore, pasurise, lindjes ose 

tjeter. 

Asnje dallim nuk do te behet ne baze te statusit politik, juridik ose nderkombetar 

te shtetit ose vendit te cilit i perket gdo njeri, qofte kur shteti ose vendi eshte i 



pavarur, qofte nen kujdestari, qofte jo veteqeverises ose qe gjindet ne gfaredo 
kushtesh te tjera te kufizimit te sovranitetit. 

Neni 3. 

Gjithkush ka te drejte te jetoje, te jete i lire dhe te kete sigurimin vetjak. 

Neni 4. 

Asnjeri nuk duhet te mbahet si skllav ose gifgi; skllaveria dhe tregtia e sklleverve 
jane te ndaluara ne te gjitha format. 

Neni 5. 

Asnjeri nuk duhet t'i nenshtrohet mundimit, veprimit ose denimit te eger, 
jonjerezor ose poshterues. 

Neni 6. 

Gjithkush ka te drejte qe t'i njihet kudo personaliteti juridik. 

Neni 7. 

Te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe kane te drejte pa asnje diskriminim te 
mbrohen barabar nga iigji.Te gjithe kane te drejten per t'u mbrojtur barabar 
kunder gdo diskriminimi qe cenon kete Deklarate, si dhe kunder gdo nxitje per nje 
diskriminim te tille. 

Neni 8. 

Gjithkush ka te drejte per mjete juridike te frytshme para gjykatave kompetente 
kombetare per veprimet me te cilat shkelen te drejtat themelore te garantuara 
nga kushtetuta ose ligjet. 

Neni 9. 



Asnjeri nuk duhet t'i nenshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit. 

Neni 10. 

Gjithkush gezon njelloj te drejten per nje proces gjyqesor objektiv e publik para 
nje gjykate te pavarur e te paanshme, ne percaktimin e te drejtave dhe 
detyrimeve te veta dhe pervendimin mbi gfaredo lloj akuze penale. 

Neni 11. 

1 . Kushdo qe eshte i akuzuar per nje veper penale ka te drejte te 
konsiderohet i pafajshem deri sa te vertetohet fajsia ne baze te ligjit dhe 
ne nje proces publik ne te cilin ka pasur te gjitha garancite e duhura per 
mbrojtjen e vet. 

2. Asnjeri nuk duhet te denohet per veprime ose mosveprime te cilat nuk 
perbejne nje veper penale, sipas ligjeve kombetare dhe nderkombetare, 
ne kohen kur jane kryer. Gjithashtu nuk mund te vendoset nje denim me i 
rende nga ai qe ka qene zbatuar ne kohen kur eshte kryer vepra penale. 

Neni 12. 

Asnjeri nuk duhet t'i nenshtrohet nderhyrjes arbitrare ne jeten, familjen, banesen 
ose korrespondencen vetjake, si dhe sulmeve kunder nderit dhe prestigjit 
personal. Gjithkush ka te drejten te mbrohet nga ligji kunder nderhyrjeve ose 
sulmeve te tilla. 

Neni 13. 

1 . Gjithkush ka te drejten e lirise se qarkullimit dhe banimit brenda kufijve te 
gdo shteti. 

2. Gjithkush ka te drejte te largohet nga cilido vend qofte, perfshire ketu edhe 
te vetin, si dhe te kthehet ne vendin e vet. 



Neni 14. 



1 . Gjithkush ka te drejte te kerkoje dhe gezoje ne vende te tjera azil nga 
ndjekjet. 

2. Kete te drejte nuk mund ta gezoje askush ne rast se ndiqet per krime 
jopolitike ose per vepra ne kundershtim me qellimet dhe parimet e 
Kombeve te Bashkuara. 



Neni 15. 



1 . Gjithkush ka te drejten e nje shtetesie. 

2. Asnjeri nuk duhet te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij si dhe as nga e 
drejta qe te nderroje shtetesine. 



Neni 16. 



1 . Burrat dhe grate ne moshe te pjekur kane te drejte te lidhin martese dhe 
formojne familje, pa kurrfare kufizimi per sa i perket races, shtetesise ose 
besimit. Ata kane te drejta te barabarta si ne rastin e lidhjes se marteses, 
gjate marteses si dhe ne rast shkurorezimi. 

2. Martesa duhet te lidhet vetem me pelqimin plotesisht te lire te personave 
qe do te martohen. 

3. Famiija eshte berthama e natyrshme dhe themelore e shoqerise dhe ka te 
drejten e mbrojtjes nga shoqeria dhe shteti. 



Neni 17. 



1 . Gjithkush ka te drejten te kete pasuri, si vetem ashtu edhe ne bashkesi 
me te tjeret. 

2. Asnjeri nuk duhet te privohet arbitrarisht nga pasuria e tij. 



Neni 18. 



Gjithkush ka te drejten e lirise se mendimit, ndergjegjes dhe besimit; kjo e drejte 
perfshin lirine e ndryshimit te besimit ose bindjeve dhe lirine qe njeriu, qofte vete 
ose ne bashkesi me te tjeret, te shfaqe publikisht ose privatisht, besimin ose 
bindjen e vet me ane te dhenies se mesimeve, kryerjes se kultit dhe ceremonive 
fetare. 

Neni 19. 

Gjithkush ka te drejten e lirise se mendimit dhe te shprehjes; kjo e drejte perfshin 
lirine e mendimit pa nderhyrje, si dhe lirine e kerkimit, marrjes dhe njoftimit te 
informacionit dhe ideve me gfaredo mjeti qofte, pa marre parasysh kufijte. 

Neni 20. 

1 . Gjithkush ka te drejten e lirise se mbledhjes dhe bashkimit paqesor. 

2. Asnjeri nuk duhet te detyrohet te beje pjese ne ndonje bashkim. 

Neni 21. 

1 . Gjithkush ka te drejte te marre pjese ne qeverisjen e vendit te vet, 
drejtperdrejt ose me ane te perfaqsuesve te zgjedhur lirisht. 

2. Gjithkush ka njelloj te drejte te hyje ne sherbimet publike ne vendin e vet. 

3. Vullneti i popullit eshte baza e pushtetit shteteror; ky vullnet duhet te 
shprehet ne zgjedhje periodike dhe te lira te cilat duhet te jene te 
pergjithshme dhe votimi i barabarte, si dhe me votim te fshehte ose sipas 
procedures perkatese te votimit te lire. 

Neni 22. 

Si anetar i shoqerise, gjithkush ka te drejten e sigurimit shoqeror dhe realizimit te 
te drejtave ekonomike, sociale, kulturore te domosdoshme per dinjitetin e vet dhe 
per zhvillimin e lire te personalitetit, me ndihmen e shtetit dhe bashkepunimit 
nderkombetar dhe ne perputhje me organizimin dhe mundesite e gdo shteti. 



Neni 23. 

1. Gjithkush ka te drejten per pune, te zgjedhe lirisht profesionin, te kete 
kushte te favorshme pune dhe te jete i mbrojtur nga papunesia. 

2. Gjithkush, pa kurrfare diskriminimi, ka te drejte qe per pune te njejte te 
marre rroge te njejte. 

3. Gjithkush qe punon ka te drejten per nje shperblim te drejte dhe 
favorshem, ne menyre qe t'i siguroje atij dhe familjes se tij nje jete qe i 
pergjigjet dinjitetit njerezor dhe, ne qofte se do te jete e nevojshme ky 
shperblim te plotesohet edhe me mjete te tjera te sigurimit shoqeror. 

4. Gjithkush ka te drejte te formoje sindikate and te beje pjese ne te per 
mbrojtjen e interesave te veta. 

Neni 24. 

Gjithkush ka te drejte per pushim dhe kohe te lire, duke perfshire kufizimin e 
arsyeshem te orarit te punes dhe pushimin e paguar periodik. 

Neni 25. 

1 . Gjithkush ka te drejte per nje nivel jetese te mjaftueshem i cili t'i pergjigjet 
shendetit dhe jetes se pershtatshme si te atij personalisht, ashtu edhe te 
familjes se tij, duke perfshire ushqimin, veshmbathjen, banesen, kujdesin 
mjeksor dhe sherbimet e nevojshme sociale, si edhe te drejten per te 
qene i siguruar ne rast semundjeje, papunesie, vejanie, pleqerie dhe raste 
te tjera te humbjeve te mjeteve per jetese per shkak te rrethanave te 
pavarura nga vullneti i tij. 

2. Nenat dhe femijet kane nevoje per kujdes dhe ndihme te posagme. Te 
gjithe femijet, te lindur brenda ose jashte martese, gezojne te njejtat 
mbrojtje sociale. 

Neni 26. 



1 . Gjithkush ka te drejten e shkollimit. Arsimi duhet te jete falas, te pakten ne 
shkollat fillore dhe te ulta. Arsimi fillor eshte i detyrueshem. Arsimi teknik 
dhe profesional duhet te zgjerohet e arsimi i larte duhet t'u behet i 
mundshem te gjitheve ne baze te aftesise. 

2. Arsimi duhet te drejtohet nga zhvillimi i plote i personalitetit te njeriut dhe 
nga forcimi i respektimit te te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Ai 
duhet te nxise kuptimin, tolerancen dhe miqesine midis te gjithe popujve, 
grupeve te racave dhe besimeve, si dhe veprimtarine e Kombeve te 
Bashkuara per ruajtjen e pages. 

3. Te drejten per te zgjedhur llojin e arsimit per femijet e tyre e kane ne 
rradhe te pare prinderit. 



Neni 27. 

1 . Gjithkush ka te drejte te marre pjese lirisht ne jeten kulturore te 
bashkesise, te gezoje artet dhe te perfitoje nga perparimi shkencor dhe 
dobite e tij. 

2. Gjithkush ka te drejte te mbroje interesat morale dhe materiale, qe rrjedhin 
nga gdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i te cilave eshte ai 
vete. 

Neni 28. 

Gjithkush ka te drejte per nje rend shoqeror dhe nderkombetar ne te cilin mund 
te realizohen plotesisht te drejtat dhe lirite e shpallura ne kete Deklarate. 

Neni 29. 

1 . Gjithkush ka detyrime vetem ndaj asaj bashkesie ne te cilen eshte i 
mundur zhvillimi i lire dhe i plote i personalitetit te tij. 

2. Ne ushtrimin e te drejtave dhe lirive te veta, gjithkush do t'u nenshtrohet 
vetem atyre kufizimeve te cilat jane parashikuar me ligj, ekskluzivisht me 



qellim qe te sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshem i te drejtave dhe 
lirive te te tjereve e qe te plotesohen kerkesat e drejta te moralit, rendit 
publik dhe mireqenies se pergjithshme ne shoqerine demokratike. 
3. (3)Keto te drejta dhe liri nuk mund te zbatohen ne asnje rast kunder 
qellimeve dhe parimeve te Kombeve te Bashkuara. 

Neni 30. 

Asgje ne kete Deklarate nuk mund te interpretohet si e drejte e nje shteti, grupi 
apo person! per te kryer gfaredo veprimtarie ose per te bere nje akt drejtuar 
kunder gdo te drejte ose lirie te shpallur ne kete Deklarate.